LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm rrobat e banjës, tani edhe xhinset mbrapsht! Trendi i çuditshëm është këtu

Jo vetëm rrobat e banjës, tani edhe xhinset mbrapsht! Trendi i çuditshëm është këtu

Keni dëshirë të vishni gjëra të çuditshme? Ok, atëherë pas rrobave të banjës, tani mund të shikoni edhe xhinse të veshura mbrapsht.

Gati për të provuar “upside down”? Në New York, vajzat e modës kanë filluar të guxojnë të vishen edhe me pantallonat e shkurtra, xhinse të veshura në anë të kundërt. Një pjesë janë frymëzuar nga seritë e Netflix (Lucas, Mike, Nancy, Maxine).


Trendi i fundit i xhinseve janë përjashtim nga rregulli. Si këto modele keni parë rrallë dhe, pa dyshim, do të frymëzoheni. Prerje me bel dhe me xhepa, natyrisht, por jo si ato që jemi mësuar të veshim çdo ditë. Ky model i ri i ka të gjitha në anë të kundërt.

Xhinset e kthyera përmbys janë bërë virtuale edhe në rrjetet sociale, madje një pjesë e mirë e personazheve të njohur i kanë përcjellë fotot me to edhe në profilet e tyre.

Meqenëse është verë, pantallonat e shkurtra janë më të shpeshta këto kohë, megjithatë, edhe të tjera, të gjata, janë njëlloj të preferuara.

Çmimet, për momentin duken të kripura. Në fund të fundit, nuk mund t’i veshë kushdo. Ato do t’ju bëjnë të mendoheni dyfish për t’i pasur, sepse derisa pantallonat e shkurtra kushtojnë 385 dollarë, të gjatat nisin që nga 495 dollarë e shkojnë deri në 33,905 dollarë.

Xhinset ekstreme u propozuan në fillim të këtij viti, në Los Angeles, nën emrin Carmar. Kishte nga ato palë të cilat mbanin të personalizuar emrin e personazhit televiziv që do t’i mbante veshur.

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

Prindër dhe fëmijë
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Kalo në kategori