LAJMI I FUNDIT:

Jo më “Pallati me shigjeta”, Shqipëria në bashkëpunim me Google Maps përditëson regjistrin e adresave

Jo më “Pallati me shigjeta”, Shqipëria në bashkëpunim me Google Maps përditëson regjistrin e adresave

“Rruga Siri Kodra nuk mund të jetë adresë. Kjo ka nevojë të ketë dhe ndërtesën, dhe hyrjen dhe apartamentin dhe kodin postar”. 

Për të mos pasur më referenca si rruga “Siri Kodra” e “Pallati me Shigjeta” në Tiranë apo orientime të ndryshme në qytete e fshatra të tjerë, por adresa të sakta, si fillim do të përditësohet Regjistri Kombëtar i Adresave, njohur si “Adresari”.

Vangjysh Stavro, drejtor i Gjendjes Civile, shprehet për A2 CNN: “Në planin tonë më optimist është që në fillim të prillit regjistri të jetë funksional”.


Më pas, me anë të algoritmeve që teknologjia mundëson, adresa e rrugës, bllokut të banimit, numrit të apartamentit dhe të dhënat e tjera plotësuese të adresave do të shkrihen në atë që do të njihet si “kod unik”: “Do të identifikohet edhe më saktë se ku banon qytetari duke përdorin kodin dhe standardin e ri të adresave”.

Kjo do të vlejë si për adresat e banesave, ashtu edhe për bizneset e ndërtesat publike. Në këtë drejtim, qeveria do të bashkëpunojë dhe me platformat e sistemeve të adresave Google Maps apo Tom-Tom. Kjo pasi në Parlament të miratohen ndryshimet e propozuara në ligjin “Për Sistemin e Adresave.”

“Ne synojmë që të nisim bisedimet që këtë informacion publik ta marrin nga Regjistri Kombëtar i Adresave që edhe ata të përditësojnë hartat e tyre”, tha Stavro.

Por, kjo nuk është hera e parë që qeveria njofton përditësimin e regjistrit apo gjenerimin e “kodit unik”. Pasi janë hedhur për konsultim publik, nismat ligjore kanë mbetur vetëm në letër.

“Këtë herë është ndryshe. Duam të ndërtojmë një sistem që punon në disa plane të ndryshme dhe do e realizojmë”, garanton Stavro.

Veç shqiptarëve, përditësimi i Regjistrit Kombëtar të Adresave pritet të ndihmojë edhe turistët e huaj. Gjithashtu, “kodi unik i banesave” do të ndihmojë edhe sistemin e drejtësisë. Shpesh, Prokuroria e Posaçme SPAK, pasi ka ngritur akuzat, nuk arrin dot të gjejë se ku banon i pandehuri.

Në trend Lajme

Më shumë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Fruthi prek tri komuna në Kosovë - konfirmohen pesë raste

Fruthi prek tri komuna në Kosovë - konfirmohen pesë raste

Shëndetësi
Partia Demokratike Turke: Partisë politike fituese do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë, do të jemi konstruktiv për të ardhmen e Kosovës

Partia Demokratike Turke: Partisë politike fituese do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë, do të jemi konstruktiv për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë,

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Politikë
Kalo në kategori