LAJMI I FUNDIT:

Jetojnë në shtëpizën e kalbur (Video)

Jetojnë në shtëpizën e kalbur (Video)

Sikur të ishte pronë e tyre shtëpiza e drunjtë ku jeton, familja e çiftit Gazmend dhe Shpresa Krasniqi do të ishin më të lumturit në botë.

Ndonëse disa herë u janë drejtuar institucioneve komunale të Pejës që të gjejnë zgjidhje për banim, familja Krasniqi që jeton në rrugën “Iliaz Pashë Dibra” vazhdon jetën në barakën ku uji depërton në çdo cep sa herë që bjen shi.

Meqë nuk kanë as pronë të veten as të ardhura, Shpresa, e zonja e “shtëpisë”, shpreson shumë që dikush do t’u dalë në ndihmë dhe më në fund dy fëmijët e saj do ta bëjnë gjumin rehat.


“Sado pak veç t’ua siguroj fëmijëve një jetë me të butë e me të mirë, të kanë ku me flejtë, të kanë një dhomë më të nxetë dhe ku mësojnë”, thotë ajo me lot në sy.

Përveç nga i ftohti, anëtarët e kësaj familjeje janë të rrezikuar edhe nga gjarpinjtë.

“Pe kanë ftoftë dimrit, po kanë natën tutë, në banjo nuk hynë vetun prej minjve që tuten. Edhe jeta e tyre është rrezik. I tutna gjarprit ma së shumti se verës e kena pa, kjo është e paizolume… Nuk mundet me qu jetë ma dikush qetu”, thotë Shpresa Krasniqi.

I brengosur për gjendjen e djalit, të resë dhe fëmijëve është 75-vjeçari, Adem Krasniqi, i cili jeton me djalin e tij të vogël.

“Tona-tona po i qes anash dikush veç qeta me mujt mi pa edhe me shpi vallahi-bilahi edhe me dekë nuk e kam dert”, shprehet Ademi.

Ndërsa, institucionet komunale nuk premtojnë zgjidhje të shpejtë për rastin e familjes Krasniqi, të paktën jo për stinën e dimrit, edhe pse janë të njoftuar me gjendjen së ku jeton kjo familje. Petrit Loci, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, thotë se në Pejë janë rreth 50 familje që kanë nevojë urgjente për strehim sikur familja Krasniqi.

“Ne si Komunë e Pejës do bëjmë përpjekje që për rastet e tilla, rastet emergjente vitin e ardhshëm të ndërtojmë një shtëpi për strehim. Të jem i qartë – jo banesë sociale, por shtëpi për strehim emergjent, ku do t’i kem brenda saj disa apartamente në formë garsionerave për strehimin e familjeve në nevojë emergjente të strehimit”, tha Loci për KALLXO.com

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori