Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe ka arritur në 76.63 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë.

Jetëgjatësia mesatare


2023 – 75.32 vjet

2024 – 76.63 vjet

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në “Vjetarin Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16,061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20,201 persona.

2024

Lindje: 16,061

Vdekje: 20,201

Rritje natyrore: -4,140

Kjo do të thotë një rënie e popullsisë prej 4,140 banorësh vetëm brenda një viti. Vetëm rajoni i Shkupit shënoi rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve.

Në rajonin e Shkupit, rritja më e lartë natyrore është shënuar në Saraj me +8.4 dhe në Çair me +5.5 për 1,000 banorë.

Saraj +8.4

Çair +5.5

Kisella Vodë -4.2

Karposh -3.9

Në nivel shtetëror, rritja natyrore më e lartë është regjistruar në komunat Haraçinë +10.5, Studeniçan +9.7, Saraj +8.4, Likovë +6.2, Çair +5.5, Zelenikovë +5.3 dhe Shuto Orizari +5.2 për 1,000 banorë.

Top rritjet pozitive:

Haraçinë +10.5

Studeniçan +9.7

Saraj +8.4

Likovë +6.2

Çair +5.5

Zelenikovë +5.3

Shuto Orizari +5.2

Rritja natyrore më e ulët në nivel shtetëror është shënuar në Novosellë, Novac, Nagoriçan i Vjetër, Kratovë, Berovë, Çeshinovë-Obleshevë, si dhe Rosoman.

Rënie më e madhe:

Novosellë -14.8

Novac -13.7

Nagoriçan i Vjetër -13.6

Kratovë -12.8

Berovë -10.3

Çeshinovë e Obleshevë -10.3

Rosoman -10.2

Vetëm për një vit, numri i lindjeve të gjalla ka rënë për gati 700, nga 16,737 në vitin 2023 në 16,061 në vitin 2024.

Lindje të gjalla

2023 – 16,737

2024 – 16,061

Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, Maqedonia vazhdimisht ka rritje natyrore negative. Rënia më e madhe e popullsisë është shënuar në vitin 2021, kur lindën 18,648 persona dhe vdiqën 28,516, ose një rënie prej -9,868 banorësh.

Vitin e kaluar është regjistruar edhe rënie e ndjeshme e martesave. Numri i tyre është ulur për 1,600 dhe ka arritur në 11,066, ndërsa shkurorëzimet janë rritur për 259, në gjithsej 2,024.

Martesa – 11,066

Shkurorëzime – 2,024

Mesatarisht, gjatë vitit 2024 ka pasur 183 shkurorëzime për 1,000 martesa. Numri më i lartë i shkurorëzimeve për 1,000 martesa është regjistruar në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes – mbi 200, ndërsa më i ulëti në rajonin Verilindor – nën 140.

Sipas komunave, numrin më të lartë të shkurorëzimeve për 1,000 banorë e kanë Zërnovci me 888, Llozova me 500, Rosomani me 461, Gradsko me 437, Dellçeva me 386, Dojrani me 363, Gjevgjelia me 319, Kavadari me 316 dhe Qendra me 308.

KOMUNA:

Zërnovci – 888

Lozovë – 500

Rosoman – 461

Gradsko – 437

Dellçevë – 386

Dojran – 363

Gjevgjeli – 319

Kavadar – 316

Qendër – 308

Ndërkohë, më pak shkurorëzime për 1,000 banorë janë regjistruar në Vevçan dhe Qendër Zhupë – zero, Sopishtë 26.3, Likovë 32.4, Haraçinë 36, Saraj 44 dhe Pehçevë 45.5.