Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Cyanide.

"Jeta e shkurtë" titullohet kjo këngë e zhanrit hip-hop, e cila është punuar nga Akord'0, në studion e Faton Dolakut.


bim3

Për vargjet e tekstit janë kujdesur si gjithnjë vet dyshja në fjalë, duke shkruar secili tekstin e tij.

Kënga në vetvete është njëlloj proteste, duke përçuar mesazhe të fuqishme në formë revolte, ashtu siç bënë thuajse në çdo këngë reperi i njohur, BimBimma.

bim2

"Jeta e shkurtë" është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin dy rap-artistët vijnë me një interpretim të veçantë ndërsa duken mjaft me stil.

BimBimma është shumë aktiv me projekte të reja, ndërsa vazhdon të jetë i pëlqyer për këngët e tij çdo herë të fuqishme.

Në anë tjetër, Cyanide është gjithashtu i angazhuar në muzikë, dhe është i pëlqyer në masë të madhe nga fansat e tij. /Telegrafi/