Femrat kanë nevojë për dashuri, ndërkaq meshkujt rrallë falin zemrën e tyre. Ata më vështirë flasin për ndjenjat, për ç’arsye më vështirë e përballojnë divorcin, thonë psikologët.

Pjesëtaret e gjinisë së bukur më shpejt e kuptojnë kur merr fund lidhja, ndërkaq meshkujve u nevojitet diç më shumë kohë.


Pas divorcit, femrat kanë nevojë që ndjenjat e tyre më të thella t’i ndajnë me miqtë dhe me familjen. Ato brenda vetes nuk e grumbullojnë hidhërimin, ndërkaq dhembja kalon, për ç’shkak mund të marrin më shpejt veten, transmeton Telegrafi.

NUP 177157 0971

Ndërkaq, meshkujt nuk i ndajnë emocionet e tyre me të tjerët. Ata më së shpeshti i ndrydhin në vete dhe shtiren sikur çdo gjë është në rregull, thekson Tracey Cocks, terapeute seksuale.

lexo po astu

Meshkujt e ngarkojnë veten me punë të shumta, në mënyrë që të mos kenë kohë të mendojnë për ish-partneren, kërkojnë ngushëllim në alkool apo tek femrat e tjera. Ata do të bëjnë çmos që të mos përballen me divorcin dhe me dhembjen të cilat e shoqërojnë pas përfundimit të lidhjes.

ee6852ee32c7a874951cb17b623d 1420287d

lexo po astu

Shfaqjen e ndjenjave ata më së shpeshti e konsiderojnë si shenjë dobësie dhe patetizmi, por frikësohen që të mos duken të dobët para miqve të tyre.

Femrat pas divorcit shpesh ndryshojnë dukjen e tyre, frizurën apo stilin e veshjes dhe në këtë mënyrë shfaqin fillimin e jetës së re. Ndërkaq, meshkujt vuajnë në heshtje gjë që aq shumë shfaqet në dukjen e tyre. Lodhja, rraskapitja dhe net pa gjumë lënë gjurmë të dukshme, thotë Cocks. /Telegrafi/