DJ Avicii vdiq në moshën 28 vjeçare, emri i tij i vërtetë ishte Tim Bergling, ndërsa u gjet i pajetë në Oman duke e lënë familjen dhe miliona fansa të pikëlluar.
Avicii ka qenë një DJ i famshëm, i cili ka bashkëpunuar me artistë të njohur duke u nisur që nga Madonna, e deri te Coldplay.
Tim Bergling ka lindur më 8 shtator të vitit 1989 në Stokholm të Suedisë, nga prindërit Klas Bergling dhe aktorja Anki Liden.
Bergling shpjegoi se emri Avicii do të thotë “niveli më i ulët i ferrit budist” (Avīci) dhe ai zgjodhi këtë emër artistik sepse emri i tij i vërtetë tashmë ishte përdorur pas krijimit të faqes së tij në rrjetin social “MySpace”.
SËMUNDJA NGA E CILA VUANTE DJ I NJOHUR
Ai vuajti nga pankreatiti akut – që është një inflamacion potencialisht kërcënues për jetën e pankreasit, pjesërisht për shkak të pijes së tepruar.
Si rezultat i problemeve të tij shëndetësore ai kishte fshikëzën e tij dhe shtojcën e hequr që nga vitin 2014, duke anuluar një sërë shfaqjesh në përpjekje për të rimarrë veten.
Ai u largua nga turneu në vitin 2016, por vazhdoi të bënte muzikë në studio.
ÇMIMET DHE KARRIERA E TIJ
Avicii ishte shpërblyer me shumë çmime dhe është cilësuar si një ndër DJ-të më të mirë në Evropë, transmeton Telegrafi.
Ai fitoi dy çmime në “MTV Music Awards”, një në “Billboard Music Award” dhe ishte i noiminuar dy herë në “Grammy”.
Ndër hitet e tij më të njohura është kënga “Wake Me Up”, gjersa multi i suksesshëm ishte edhe bashkëpunimi “Lonely together” me Rita Orën.
Vdekja e Aviciit vjen vetëm pak ditë pasi ai u nominua në “Billboard Music” për “albumin më të mirë të zhanrit dance/elektronik”, për albumin të cilin e publikoi në gusht të vitit të kaluar.
Ai u largua nga turneu në vitin 2016, por vazhdoi të bënte muzikë në studio.
“Ka qenë një udhëtim shumë i çmendur. Fillova të prodhoja muzikë kur isha 16 vjeç. Fillova turne kur isha 18 vjeç. Prej asaj kohe, iu përkushtova muzikës 100 për qind”, tha Avicii për revistën Billboard në vitin 2016.
“Kur kthehem prapa në kohë, mendoj: kush, e bëri këtë? Ishte koha më e mirë e jetës sime në një kuptim. Ishte udhëtimi më i mirë i jetës sime”, është shprehur Avicii
Vitin e kaluar, muzikanti publikoi një deklaratë në faqen e tij në të cilën ai tha se krijimi i muzikës ishte arsyeja për të cilën jetonte.
Ai shkroi: “[Krijimi i muzikës] është ajo për të cilën jetoj, gjëja për të cilën ndjej që unë kam lindur për ta bërë”.
“Vitin e kaluar e lash performimin ‘live’, dhe shumë prej jush mendonin se ishte fundi. Por fundi i kësaj kurrë nuk do të thoshte fundin e Aviciit ose muzikës time. Në vend të kësaj, unë u ktheva në vendin ku kishte kuptim gjithçka – studio”.
“Faza e ardhshme do të jetë e gjitha për dashurinë time, për të bërë muzikë për ju djema. Është fillimi i diçkaje të re”, kishte thënë Avicii.
YJET E FAMSHËM: TË SHOKUAR NGA VDEKJA E HERSHME E KOLEGUT TË TYRE, AVICIIT
Ndërsa lajmi për vdekjen e tij u shpërnda të premten, shumë nga yjet e famshëm kanë zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur ngushëllime
Producenti Calvin Harris ishte një nga të parët që shkroi: “Lajm shkatërrues ky rreth vdekjes së Aviciit. Një shpirt i bukur, i pasionuar dhe jashtëzakonisht i talentuar që kishte edhe shumë për të bërë. Zemra ime shkon tek familja e tij. Zoti të bekoftë Tim”.
Ndërkohë, edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me të mësuar lajmin, zgjodhi rrjetin social Twitter, për të shkruar një status duke treguar se kishte mbetur pa fjalë nga vdekja e tij: “Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Me zemërthyer”.
Edhe Dua Lipa, po ashtu ka shprehur ngushëllimet e saj përmes një statusi në rrjetin social Twitter. “Lajm shumë i keq për të dëgjuar për shkuarjen e Aviciit. Shumë i ri dhe shumë shpejt. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët, miqtë dhe fansat e tij”, ka shkruar ajo.
Ish-ylli i “One Direction”, Liam Payne, shkroi: “Oh, Zoti im, sinqerisht i shkatërruar për humbjen e Aviciit në formë kaq të e … çfarë talenti ishte ai, u prefsh në paqe”.
Charlie Puth shtoi: “Wow, unë do të doja të merrja një moment për t’i shprehur ngushëllime atij që me të vërtetë më hapi sytë që prodhimet e mia do të mund të dilnin një ditë në dritë. Avicii ishte një gjeni dhe një novator i muzikës, dhe nuk mund të besoj se ai nuk është më me ne. U prefsh në paqe”.
Fansat gjithashtu ishin të shqetësuar, duke përmbytur mediat sociale me ngushëllime dhe komente të shumta.
AVICII DHE HITET MË TË MËDHA NË KARRIERËN E TIJ
Avicii ishte një DJ i cili filloi të merrej me muzikë shumë i ri.
Në karrierën e tij numëron hite të shumta, gjersa ndër më të famshmet mbetet kënga “Wake me up”, të cilën ai e realizoi në vitin 2011.
Bashkëpunimi me artisten shqiptare gjithashtu, Rita Ora, ishte cilësuar si i suksesshëm. “Lonely together” është kënga që bëri bashkë dyshen në vitin 2017.
Në vazhdim ju sjellim disa nga hitet më të mëdha të yllit të sapo shuar nga bota e muzikës. /Telegrafi/
1. Wake me up
2. Levels
3. Hey brother
4. Addicted to you
5. Waiting for love
6. Without you
7. The nights
8. I could be the one
9. Lonely together
10. The days
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdeshja Shqipëri-Çeki: Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej loja
“E goditi derën” - Vullneti dhe Gresa përqeshin reagimin e Burimit pas largimit të Mevlanit
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Rihanna ngrit temperaturat me të brendshme dantelle të verdha për ‘Savage X Fenty’
A ishte në lidhje Anisa me Gjestin para Big Brother VIP Kosova?
Kylie Jenner mahnit me stilin e saj me pallto dhe çizme, gjatë një daljeje në Los Angeles
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën