LAJMI I FUNDIT:

JETA IME

JETA IME

Poezi nga: Henri Michaux
Përktheu: Faslli Haliti

Ti po largohesh pa mua, jeta ime.
Ti vrapon.
Dhe as s’kam bërë asnjë hap.
Ti e çon betejën tjetërkund.
Ti më kthen kështu shpatullat mua.
Unë nuk të kam ndjekur kurrë.

Në ofertat e tua nuk shoh qartë.
Atë pak që dua, ti nuk ma jep kurrë.
Pikërisht për këtë mungesë që aspiroj aq shumë.
Për shumë gjëra, pothuajse pafundësisht …
Për atë pak gjë që më mungon e që ti nuk ma jep kurrë.