Jennifer Lopez shkëlqen me veshje rozë në Arabinë Saudite përpara performancës në F1

Jennifer Lopez, 55 vjeçe, tërhoqi gjithë vëmendjen në Çmimin e Madh të Formula 1 në Arabinë Saudite, ku mbërriti me një kostum rozë prej lëkure përpara performancës së saj në Jeddah Corniche Circuit.
Veshja me zinxhir përpara dhe detaje metalike theksonte fizikun e saj elegant, ndërsa ajo e kompletoi pamjen me taka të larta, syze dielli rozë dhe një bisht të lartë.
Kjo shënon rikthimin e saj në skenën e F1 pas 11 vitesh, pas performancës së fundit në Singapor më 2014, shkruan DailyMail.
Këtë herë, ajo do të ndajë skenën me artistë si Party Next Door, Major Lazer dhe Usher.
JLo ka qenë e angazhuar me projekte të shumta – nga xhirimet e filmit Office Romance në Brooklyn, deri te përgatitjet për koncertet verore, përfshirë një event për Pride në qershor.
Ajo njoftoi këtë javë se do të mbajë disa shfaqje të përzgjedhura ndërkombëtare gjatë verës si pjesë e turneut të saj të ri “JLo Live in 2025”.
Ndërkohë, Jennifer dhe Ben Affleck finalizuan divorcin katër muaj më parë. Burime pranë çiftit thanë për DailyMail.com se të dy po përballojnë ndarjen përmes punës dhe angazhimeve artistike.
Lopez është parë gjithashtu shumë e afërt me bashkëaktorin Brett Goldstein gjatë xhirimeve.
Ben Affleck po punon në filmin “Animals”, që po prodhohet bashkë me Matt Damon përmes kompanisë së tyre Artists Equity. /Telegrafi/
















































