Kanë kaluar gati tre muaj që kur Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc nga Ben Affleck dhe sipas mediave të huaja, martesa e tyre kishte përfunduar tashmë në prill të këtij viti, por procedura e divorcit ka zgjatur më shumë.

Edhe pse dashuria thuhet se mori fund, jeta e tyre mbeti e lidhur përmes fëmijëve të tyre.


Tre fëmijët e Benit dhe dy fëmijët e Jenniferit u afruan veçanërisht gjatë martesës së tyre. Kjo është pikërisht arsyeja pse Lopez nuk dëshiron të heqë dorë nga Affleck.

Screenshot 1 31 Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Sipas Heat World, Affleck po përpiqet të distancohet nga Lopez, por ajo nuk e dëshiron. Aktorja tani dëshirojnë të festojnë së bashku Ditën e Falënderimeve dhe Krishtlindjet, duke pretenduar se gjithçka është për hir të fëmijëve.

Duke gjykuar nga kjo, Lopez shpreson se është e mundur të zgjidhen dallimet e mëparshme me Affleck.

Divorci ende nuk është finalizuar, ndaj ka ende shpresë që ata të ruajnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Kujtojmë se Jennifer Lopez u shfaq në festën intime të ditëlindjes së Ben Affleck në gusht në mes të një krize martesore. Përveç saj, në festë mori pjesë edhe ish-bashkëshortja e Benit, Jennifer Garner dhe tre fëmijët e tyre.

Screenshot 2 27 Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Affleck dhe Lopez ende mbanin unazat e tyre të martesës në korrik, edhe pse ata kaluan përvjetorin e dytë të martesës dhe ditëlindjen e saj në anët e kundërta të vendit.

Marrëdhënia e tyre ka qenë mjaft e ndërlikuar dhe e papajtueshme për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Screenshot 3 20 Ben Affleck dhe Jennifer Lopez