“Jemi nga Liga e Fermerëve, kjo është arsyeja pse i mundëm të gjitha klubet angleze”, Enrique godet Ligën Premier dhe tifozët e tyre

Paris Saint-Germain siguroi finalen e Ligës së Kampionëve duke mposhtur Arsenalin në ndeshjen e kthimit në shtëpi. Pasi fituan 1-0 në Londër, ata festuan 2-1 në stadiumin e tyre Parc des Princes dhe u kualifikuan në finale, ku i pret Interit në ndeshjen për titull do të luhet më 31 maj në Mynih.
Francezët mposhten katër klube angleze për të arritur në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Në fazën kryesore të ligës, ata mposhtën Manchester Cityn me rezultatin 4-2, teksa në pas PSG mundi kampionët e mëdhenj anglezë në të tre raundet eliminatore.
Në fazën e 1/8-tës, kampioni i Ligue 1 eliminoi Liverpoolin, në çerekfinale Aston Villën dhe tani në gjysmëfinale Arsenalin.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, iu përgjigj një kërkese për koment mbi suksesin pas ndeshjes dhe kjo kishte të bënte me disa shaka që i bëhen kampionatit francez.
“Ne i mundëm të katër klubet e Ligës Premier me të cilat luajtëm në Ligën e Kampionëve? Ne jemi nga Liga e Fermerëve, e dini? Ne jemi nga Liga e Fshatarëve”, ishte komenti i trajnerit spanjoll.
Pse anglezët e quajnë kampionatin francez “Liga e fermerëve”?
Trajneri i PSG-së iu përgjigj kësaj pyetjeje me sarkazëm, sepse në Angli, liga franceze shpesh quhet me tallje si ‘Liga e Fermerëve’ për të theksuar se nuk është as konkurruese dhe as e fortë dhe se është jo tërheqëse, plot me klube dhe lojtarë anonimë.
Anglezët po i referohen gjithashtu faktit se në Francë, titujt e kampionatit janë të rezervuar për PSG-në. Në 13 sezonet e fundit, PSG e ka fituar titullin 11 herë. Këtë sezon, ai konfirmoi titullin e tij të katërt radhazi shumë kohë para përfundimit të kampionatit. /Telegrafi/






















































