LAJMI I FUNDIT:

Jelekët e kostumeve janë bërë hit i madh këtë sezon: Kështu mund t’i vishni

Jelekët e kostumeve janë bërë hit i madh këtë sezon: Kështu mund t’i vishni

Fundvera është koha e duhur që jelekët e kostumeve të filloni t’i vishni – pa kostum

Nëse kohëve të fundit keni vërejtur që gjithnjë e më shumë vajza veshin jelekë pa kostum, nuk jeni të vetme.


Ky trend tashmë një kohë është bërë hit, kurse ky sezon është koha e duhur që jelekët e kostumeve të provoni t’i vishni – pa kostum, transmeton Telegrafi.

Shumica adhurojnë stilin i cili kombinon elemente të modës së meshkujve dhe të femrave, ndërsa kostumi dhe pjesët e tij janë një shembull i përkryer i estetikës së këtillë të modës.

Jelekët janë pjesë e zakonshme që vishen me këmishë dhe nën xhaketë, ndërsa tani vishen në mënyrën tjetër.

Vajzat dhe gratë të cilat ndjekin modën më vazhdimësi, jelekët e kostumeve i veshin edhe verës, duke siguruar kështu një dukje paksa formale, shkruan Grazia.

Disi është bërë opsioni më i popullarizuar ai në tone neutrale i bardhës, i së zezës dhe bezhë, andaj me siguri mund të thuhet që ky trend është ideal për adhurueset e minimalizmit.

/Telegrafi/