JEHONË

Poezi nga: Meira Delmar Përktheu: Maksim Rakipaj
Për një çast u kryqëzuan
vështrimi yt me timin.
Dhe në çast ndjeva
- ndoshta dhe ti, nuk e di -
se dikur,
pa vite, pa orë,
në një tjetër kohë
sytë e mi me të tutë
janë hasur
dhe është ai, i atëhershmi
veçse një jehonë,
si një valë që rikthehet,
duke kaluar nëpër dete,
për në plazhin e dikurshëm.
Nga
Telegrafi
22/08/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































