Jeff Bezos gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se do të shkurorëzohet.

Themeluesi dhe pronari i Amazonit, Bezos pas 25-vjet martese i ka dhënë fund kurorëzimit me MacKenzien.


Madje, dyshja për të heshtur thashethemet kishin dhënë edhe një deklaratë të përbashkët përmes rrjeteve sociale.

0109 lauren sanchez gall launch getty 4 e1547137769295 Lauren Sanchez

Por, mediat amerikane sot kanë shkruar se 54-vjeçari ka disa muaj që po e tradhtonte gruan me prezantuesen televizive të FOX-it, Lauren Sanchez.

Kjo e fundit ishte parë tejet i afërt me Bezon në Los Angeles të dielën, ditën kur u ndanë çmimet e Golden Globes,

Ndërkohë, shkurorëzimi i tyre do të dorëzohet në Uashington, një shtet i pronës komunitare, që do të thotë që të gjitha pasuritë e fituara gjatë martesës nga secili bashkëshort janë të ndara në mënyrë të barabartë.

Ndryshe, kjo do ta bënte MacKenzie Bezos, 48-vjeçare, gruan më të pasur në botë, me një pasuri prej 70 miliardë dollarësh pasi që pasuria e përbashkët kap shifrën e 140 miliardë dollarëve. /Telegrafi/