Prezantuesi televiziv supozohet se kishte qenë duke biseduar me aktorin Ryan Reynolds në shoun e tij, por xhirimet është dashur të ndërpriten për shkak të përkeqësimit të shëndetit të Leno.

Burime të brendshme thonë se Leno kishte vuajtur nga një helmim ushqimi. Kjo vjen një muaj para se ai t’i japë fund suksesit të tij si drejtues i emisionit “The Tonight Show with Jay Leno”, më 19 maj.

Leno raportohet se është lëshuar nga spitali dhe është duke pushuar në shtëpinë e tij.