LAJMI I FUNDIT:

Javier Tebas: Florentino Perez nuk është i mirë për futbollin spanjoll

Javier Tebas: Florentino Perez nuk është i mirë për futbollin spanjoll

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka vazhduar luftën e fjalëve me presidentin e klubit të Real Madridit, Florentino Perez.

Dyshja janë përplasur shpesh në vitet e fundit për çështje që kanë dominuar futbollin spanjoll nga roli i RFEF-së deri te Superliga Evropiane e propozuar.

Megjithatë, fjalët e fundit të Tebas për Perez fokusohen në marrëdhëniet e tij me politikën spanjolle dhe lidhjet e tij të gjata me pushtetin shtetëror në vend.


“Qëllimi i tij është që klubet e mëdha të drejtojnë futbollin”, presidenti i La Ligës bën një goditje të re ndaj Florentino Perezit
Lexo po ashtu “Qëllimi i tij është që klubet e mëdha të drejtojnë futbollin”, presidenti i La Ligës bën një goditje të re ndaj Florentino Perezit

Tebas vuri në dukje një fotografi të bërë në barazimin 3-3 të Real Madridit në Ligën e Kampionëve me Manchester City javën e kaluar, në të cilën disa politikanë të shquar spanjollë ishin ulur në një zonë private.

Imazhet që bashkojnë figura nga sfera të ndryshme ndikimi janë një shqetësim për Tebas, i cili beson se ndikimi i Perez në shumë fusha është i tepruar.

“Fotografia në tribuna i thotë të gjitha. Nuk e pashë atë foto në Metropolitano të nesërmen [në Atletico Madrid kundër Borussia Dortmund]. Ai është një person me shumë ndikim në arritjen e qëllimeve të tij”.

“Florentino është transversal. Me [Silvio] Berlusconin e dinim se ai ishte i djathtë. Florentino është me të gjithë: Carmena, Zapatero, Sanchez. Ai ka shumë ndikim. Kjo nuk është mirë për vendin apo për futbollin”, ka thënë Tebas.

Vërejtjet e Tebas nuk ka gjasa të kenë ndonjë ndikim në sjelljen e Perez në Real Madrid, dhe veçanërisht në lidhje me ftesën e politikanëve në ndeshje, nëse Los Blancos do të përparojnë pas Cityt dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Jo vetëm thirrjet ndaj Asensios, edhe për Vini Jr pati thirrje raciste

Jo vetëm thirrjet ndaj Asensios, edhe për Vini Jr pati thirrje raciste

La Liga
Kalo në kategori