LAJMI I FUNDIT:

Javë e barazimeve në elitën e futbollit shqiptar, Partizani i bashkohet Egnatias në krye

Javë e barazimeve në elitën e futbollit shqiptar, Partizani i bashkohet Egnatias në krye

Partizani ka mposhtur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 4-1 duke iu bashkuar Egnatias në krye të tabelës me nga 26 pikë të dyja.

Me këtë fitore Partizani ka konfirmuar formën pozitive teksa tani numëron gjashtë fitore radhazi në elitën e futbollit shqiptar duke lënë mbrapa vetes Tiranën dhe Laçin që kanë nga 18 pikë dhe 15 respektivisht.

Tirana lëshoi një mundësi të artë për të shkrirë diferencën e pikëve me dy ekipet në krye të tabelës pasi xhiron që lamë pas barazoi me shifrat 1-1 në udhëtim ndaj Skënderbeut.


Këta të fundit tashmë kanë hyrë në një ‘mini-krizë’ të rezultateve pasi që në katër xhirot e fundit kanë dy humbje dhe dy fitore dhe renditen në vendin e pestë me 14 pikë të tubuara.

Aspak më mirë nuk qëndron as Laçi që në këtë xhiro barazoi 1-1 ndaj Teutës në udhëtim duke shkuar në katër ndeshje pa fitore në elitë. Pas 12 xhirosh ata kanë 15 pikë dhe renditen në pozitën e katërt në tabelën e klasifikimit.

Pa fitues përfundoi edhe dueli mes Kukësit dhe Dinamo Cityt me këta të fundit që tani janë në zonën e rënies me 12 pikë, ndërsa kuksianët mban vendin e 16-të me 14 pikë aq sa ka edhe Skënderbeu.

Në formë aspak të mirë po kalon edhe Erzeni. Skuadra nga Shijaku ka humbur me rezultat minimal 1-0 ndaj liderit Egnatias duke u ‘zhytur’ edhe më thellë në krizë të rezultateve pasi që edhe ata nuk dinë për fitore në katër xhirot e fundit në elitë.

Dy ekipet e fundit në renditjen tabelare, Dinamo City dhe Teuta, kanë që të dyja nga 12 pikë dhe xhiron e fundit kanë barazuar ndaj Kukësit dhe Laçit respektivisht.

Kategoria Superiore vijon me xhiron e 13-të duke nisur që nga 11 tetori, aty ku do të kemi ballafaqimin e dy skuadrave lidere të tabelës Egnatias dhe Partizanit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori