Mot i vranët e me shi është duke mbizotëruar tash e disa ditë në vendin tonë.

Në viset malore ka pasur edhe reshje bore, ndërsa temperaturat kanë shënuar rënie, transmeton Telegrafi.


IHMK ka njoftuar se temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë tri ditëve të ardhshme. IHMK ka njoftuar se të mërkurën do të jetë mot i vranët.

438238342 447083297872736 4490160273195079775 n 1

"Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi".

Gjithashtu, të enjten parashihet mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë. Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Të premten do të ketë lëvizje të temperaturave, dhe do të ketë edhe diell.

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë".

Telegrafi sjellë më poshtë disa pamje nga Prishtina, të realizuara nga fotoreporteri Ridvan Slivova:

438115940 1426028794953880 5665215344483924974 n 1

438196298 2272690122934880 4456411334096912178 n

438124880 314688188312439 1528907871717128627 n 1

438267318 1453910378821696 9141588343947829413 n