LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme me reshje shiu dhe bore

Java e ardhshme me reshje shiu dhe bore

Gjatë javës së ardhshme vijim mbi rajonin tonë pritet të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, me masa më të ftohta ajrore, ku ditën e martë dhe mërkurë sjellin mot më të ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Sipas Prishtina Weather nën kushtet e parashikuara meteorologjike për këtë javë, nga dita e martë do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të shpërndajë ndotësit e bllokuar në zona urbane, përderisa vlerat e cilësisë së ajrit pritet të zbresin edhe në vlera mesatare.

9.12 – Pjesërisht vranët. Në ultësira, në mëngjes mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.


10.12 – Në mëngjes në ultësira mjegull. Ditën kryesisht vranët dhe me shi, që vonë në mbrëmje pritet të përzien edhe me reshje bore.

11.12 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e në vise më të ulëta shi. Deri në mesditë reshjet pritet të pushojnë.

12.12-13.12 – Të enjten kryesisht vranët. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte kryesisht me vransira, ndërsa në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit pritet të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në +2C, ndërsa maksimalet nga 4C deri në 9C.

Nga dita e martë do të fryjë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, mirëpo nga dita e enjte do të pësojë rënie të thellë nën këto vlera. /Telegrafi/