Ipko Superliga e Kosovës do të vazhdoj me javën e 24-të, javë e cila starton sot (e premte) me dy takime.

Flamurtari është nikoqir i Ballkanit në kryeqytet me fillim nga ora 17:00.


Dy skuadrat e nisën fazën e tretë me rezultate negative, pasi kryeqytetasit u mposhtën në Gjilan nga Drita me rezultat minimal 1-0.

88429745 3585528691519635 6053820510393860096 o

Në anën tjetër Ballkani barazoi pa gola 0-0 ndaj Drenicës dhe ky gabim i kushtoi me humbjen e pozitës së parë.

Kjo është ndeshja e tretë që dy skuadrat përballen mes vete këtë edicion, teksa të dyja kanë shënuar fitore si vendas.

Takimi i sotëm në kryeqytet do të drejtohet nga gjyqtari gjakovar Kreshnik Vula.

89463785 3585528881519616 5879206437426561024 o

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në Klinë ku Dukagjini pret Feronikelin.

Vendasit thuajse janë përshëndetur nga Superliga, por që kanë premtuar ndeshje të forta deri në fund.

Në anën tjetër Feronikeli synon që të marrë tri pikë të reja për tu afruar edhe më shumë me kreun, pasi momentalisht ndodhet nëntë pikë larg liderit Dritës.

Të dyja takimet e sotme zhvillohen në orar të njëjtë nga ora 17:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app