Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk do të merr pjesë në asnjë aktivitet të organizuar nga qeveria aktuale me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së se pavarësisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Megjithatë, ai thotë se do të zhvillojnë aktivitete tjera në shënim të kësaj feste, por jo në bashkëpunim me qeverinë aktuale.
Ai derisa arsyeton këtë vendim, thotë se vendi ka të bëjë me një qeveri dhe kryeministër “kundër vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Kemi një qeveri dhe kryeministër anti UÇK dhe UÇK me një anti UÇK, kështu nuk munden bashkë me nderua dhe respektua luftën e UÇK-së dhe vlerat kombëtare…Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve ka rreth dy apo tre vite që nuk i bënë aktivitetet bashkë me Qeverinë e Kosovës për shënimin e pavarësisë. Sepse kur goditet dhe bëhen përpjekje nga nja Gjykatë e njëanshme speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Serbisë, kemi një kryeministër që godet vlerat e luftës të UÇK-së. Kemi një ministre që udhëheq një dikaster aq të rëndësishëm, Donika Gërvalla (Schwarz), e cila njollos dhe është e faktuar ajo që ka deponuar dëshmi të rrejshme kundër luftës së UÇK-së. Pastaj, kemi udhëheqësen e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, e cila bashkëpunon me kriminelet serbë me godit veteranin, e godet luftën e UÇK-së dhe është e natyrshme që nuk mundemi me këta t’i festojmë festat”, thotë Jashari.
Ai rithekson se në bashkëpunim me qeverinë aktuale nuk do të bashkëpunojnë për festen e 17 shkurtit. Derisa thotë se kanë aktivitetet e tyre.
“Dëshmoret dhe familjet e dëshmorëve, invalidë dhe familjet e tyre, veteranet, është rruga e ndritur që ka sjellë vendin tek liria dhe këto institucione janë krijuar pas kësaj lufte të përgjakshme e të lavdishme, dhe këto institucione duhet t’i respektojnë këto vlera…Ne bëjmë aktivitetet që organizatat e dala nga lufta, shënojnë festat…po në bashkëpunim me këtë qeveri në asnjë rrethanë dhe formë nuk do t’i shënojmë bashkërisht këto festa”, nënvizon Jashari.
Kryesia e Veteranëve të Luftës së OVL UÇK-së ka vendosur sot të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars.
Në një deklaratë për media pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së OVL të UÇK-së thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim me OVL UÇK, duke i përjashtuar nga çfarëdo forme e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm duke ofenduar, përjashtuar, linçuar dhe persekutuar nga çdo e drejtë ligjore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Deputetët votojnë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, ndryshohet mosha për pensionim të personave të emëruar dhe zgjedhur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Kuvendi-Parlamenti-i-Mk-380x233.jpg)
Deputetët votojnë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, ndryshohet mosha për pensionim të personave të emëruar dhe zgjedhur
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-380x233.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![Presidenca kërkon angazhim nga KQZ-ja, votat po numërohen në 18 komuna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Presidenca-vula-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
Presidenca kërkon angazhim nga KQZ-ja, votat po numërohen në 18 komuna
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/kqz2-780x439.jpg)
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kutite_-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë
![Çka e gjeti KQZ-në?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/564151-780x439.jpg)
Çka e gjeti KQZ-në?
![Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-13T175009.930-780x439.jpg)
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi