Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka folur për personelin e arsimit të cilët janë prekur me COVID-19 si dhe për vendimin e Ministrisë së Arsimit për mësimdhënësit të cilët kanë probleme shëndetësore do të lirohen nga procesi mësimor.
Jasharaj tha se situata në sistemin arsimor para universitarë është stabil sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19, nga personeli arsimor.
Ai tha se deri më tani numri i të prekurve nga personeli arsimor me COVID-19, nuk është i madh.
“Përveç asaj që deri tani është publikuar lidhur me shkollën ‘Faik Konica’, dy paralele të ndara të Besisë dhe dy raste në shkollën fillorë ‘Bajram Curri’, të Istogut, kemi dhe tri raste në Suharekë, të gjitha të ditura nga java e kaluar. Këtë javë nuk kemi informacion se ky numër mund të ketë lëvizur, dhe kjo na bën të kuptojmë se situata në sistemin arsimor para universitare është e qetë, nën kontroll dhe task forcat në shkollat dhe drejtorit arsimore janë duke e bërë punën e tyre. Ajo që ne po angazhohemi më shumë është që përmes kryetarëve të shoqatave sindikale ta përcjellim situatën që të jenë të garantuar kushtet optimale për mbrojtjen e nxënësve dhe mësimdhënësve me dezinfektues dhe çështje të tjera, ndërsa taks forcat po kryejnë punën e tyre dhe nëse paraqiten raste atëherë ata e dinë na bazë të versioneve që i ka përcaktuar MASH-i, çfarë duhet vepruar”, ka thënë ai.
Jasharaj po ashtu ngriti shqetësimin në lidhje me një vendim të MASH-it, ku thuhet se disa nga personeli arsimor të cilët janë të sëmurë rëndë të pushojnë në këtë vit shkollor.
Ai tha se në bazë të informatave që ka, ky vendim nuk është duke u respektuar nga DKA-të, nëpër komunat e Kosovës.
“Nga informacionet që kemi nuk po respektohet vendimi i MASH-it, që kolegët tanë të sëmurë rëndë të pushojnë këtë vit shkollor, të mos jenë në proces mësimor për shkak të sigurisë së tyre dhe të punohet për një zgjidhje afatgjate. Kolegët tonë nga komuna po thonë që ka raste që kolegët tanë të sëmurë DKA nuk i ka lëshuar një vendim të përkohshëm që ai të mos jetë i angazhuar në procesin mësimor dhe këtë çështje këtë javë duhet ta ngrisim me MASH-in”, theksoi ai.
Jasharaj tha se këtë javë do mundohen të caktojnë një takim me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, që ta shprehin shqetësimin e tyre dhe të marrin një përgjigje nga ai.
“Nëse ministri e ka thënë këtë publikisht se me angazhimin e tij në Qeveri është siguruar buxhet për ta, dhe ata nuk duhet të jenë të angazhuar këtë vit në sistem arsimor, pasi ata janë shumë më tepër të rrezikuar që mund të preken nga COVID-19, pasi për ta do të ishte fatalitet. Për këtë besoj që këtë javë do të takohem me ministrin për të biseduar për këtë çështje”, tha ndër të tjera, Jasharaj.
Ndryshe, ministri Likaj ditë më parë ka thënë se mësimdhënësit të cilët kanë probleme shëndetësore do të lirohen nga procesi mësimor.
“Është një buxhet shtesë në kuadër të pakos që ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës. Janë mbi 300 mësimdhënës që kanë probleme shëndetësore, ata do të lirohen nga procesi mësimorë. Për ata që janë më të moshuar dhe paraqiten probleme shëndetësor ka norma shtesë”, ka thënë ndër të tjera ministri Likaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova