Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë në takimin mes drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken dhe takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Kështu ka deklaruar Jasharaj pas daljes nga mbledhja e Komisionit për Arsim, e cila është përcjellë me shumë debate e tensione.
Jasharaj para mediave ka thënë se nuk dihet ende se kush do të shkojë në takim me drejtoreshën e Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken.
“Vet fakti që drejtoresha që është njeriu i dytë në Union që përfaqëson 11 milionë anëtarë të sindikatave nga e gjithë bota, vet ardhja e saj është e saktë se do të ketë takim. Cila do të jetë rrjedha dhe përbërja e pjesëmarrësve në takim, besoj që në emër të sindikatave do të jetë zonja Flocken. Besoj shumë se do të jetë edhe kryeministri.
Kush do të jetë me drejtoreshën, do të këshillohemi dhe besoj shumë se do të jetë dikush nga SBAShK-u. Do të shohim rrjedhën e këtij takimi dhe pastaj ne me qëllimin më të mirë që të informojmë drejtë e mirë opinionin e kemi ftuar konferencën në orën 19:00, ku mediave do i drejtohemi me zonjën Flocken dhe ajo do të tregojë rrjedhën e takimit me Kurtin”, ka deklaruar ai.
Jasharaj u shpreh se Flocken do të jetë zëri i tyre në takimin, që siç tha ai, shpreson se do të jetë me kryeministrin Albin Kurti. Ai theksoi se është i gatshëm që të marrë pjesë në këtë takim.
“Pasi takimin e ka caktuar Brukseli, gjegjësisht zonja Floken ajo e di më mirë se kë dëshiron ta ketë në takim. Unë jam i gatshëm dhe besoj se si kryetar i Këshillit Grevist të BSPK-së por edhe si kryetar i SBAShK-ut besoj që do të jem. Por nëse ajo e sheh të rrugës që ajo të merr nga sferat, fushat, njerëz profesional.
Unë po deklaroj publikisht se ka sfera që unë nuk i njoh dhe nuk hi në to, aspekti i shifrave. Besoj që cili do nga SBAShK që do të shoqërojë sot zonjën Flocken do të shkojë për të dhënë kontribut sepse unë jam kryetar, por ka gjëra dhe sfera që nuk jam shumë i përgatitur dhe mund të gabojë në takim. Pra, do të shkojnë me zonjën Flocken njerëz të përgatitur, të fushave të caktuara”, ka shtuar ai.
Ai ka folur edhe për mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, ku theksoi se pritjet kanë qenë që sot të ketë diçka pozitive. Po ashtu ka komentuar edhe debatin me deputetin Dimal Basha.
“E kam përcjellë në paraqitjet e tij, janë të vrazhda, fyese dhe ofenduese. Dhe është pikërisht ky që jep vlerësime se a i kemi 67 apo 68 për qind të njerëzve tanë analfabetë. Dhe unë e kam ditur që ai asnjë debat, as një fjalë të hajrit nuk do ta thotë sot.
Debati i tij nxiti edhe tensionime. Ne nuk jemi që të tensionohet situata, ne jemi që të kemi njerëz me mesazhe pozitive. Qoftë një hoxhë i mirë, qoftë një prift i mirë, qoftë një aktor profesional, qoftë një njeri që respekton këtë vend që të thotë një mesazh pozitiv dhe në këtë mënyrë do të uleshin tensionet. Jo me debate të tilla dhe me paraqitje të tilla që shihet qartë një urrejtje ndaj njerëzve dhe një vlerësim tejet skandaloz ndaj mësimdhënësve.
Nëse ka argumente dhe fakte që i kemi 67 për qind analfabetë nxënës, pse po ngulmojnë që të qelen shkolla të tilla, çfarë na duhen shkolla të tilla? “, ka deklaruar Jasharaj.
Kujtojmë se sot është dita e 28 e grevës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët