Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ngritjen e pagave për 4 për qind, duke kërkuar që ngritja e pagave të jetë në vlerën e 4 përqindëshit të pagës së kryeministrit. Kjo i bie se një pagë e punëtorit arsimor të jetë 118 euro më shumë.
Se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre thotë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
“Kërkesa jonë ka qenë ajo që është marrë vendimi në kuadër të BSPK-së pra që të jetë 4 për qind pasi që është bërë shumë hit kjo, por të jetë 4 përqindëshi i vlerës së pagës së kryeministrit. Le të dal sa të dal, qoftë me atë pagën që e ka pas dikur, qoftë me pagën aktuale që është kërkesë mjaftë modeste, 4 për qind nga një pagë e tillë e këtu qëndrojmë ne dhe unë po them çdo ndryshim tjetër në kërkesën për paga do të jetë unike për të gjitha sindikatat që janë pjesë e BSPK-së. Por, ajo që po e them ne do të vazhdojmë të këmbëngulim dhe do të kemi edhe veprime sindikale, sepse nuk e pranojmë ngritjen 4.6 për qind po them është tepër e vogël”, tha ai.
SBAShK-u ditë më parë ka mbajtur një takim me udhëheqës të sindikatave brenda komunave, ku atyre iu kanë kërkuar që në shkollat në të cilat drejtojnë t’u ofrohet mësimdhënësve formulari për aprovimin e shkuarjes në grevë në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre.
“Patjetër, unë e thash uroj që të gjithë sektorët ta mbajnë fjalën dhe të jemi unik përndryshe, unë do të veproj pastaj vetëm si SBASHK, si sindikatë e arsimit të Kosovës dhe do ta dëgjoj zërin e mësimdhënësve. Se kur do të ketë grevë dhe lëvizje sindikale nuk mund të them sot, jo që nuk dua, por jemi duke i pritur formularët ngase mësimdhënësit mund të deklarohen pro, por kanë të drejtë të deklarohen edhe kundër. Pra, unë garantoj se do të jem zë i tyre dhe atë që e vendosim anëtarësia e SBASHK-ut, atë edhe do ta bëjmë. Nuk është përjashtuar edhe veprimi sindikal, gjegjësisht greva”, theksoi ai.
Kërkesë e paraqitur në formularë ndër të tjera është edhe zbatimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore të cilin Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar në vitin 2014.
Ndërkaq, Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Haki Shatri, për KosovaPress ka thënë se vëllimi i mjeteve buxhetore për paga është paraparë të jetë më i madh për 4 për qind, krahasim me vitin 2017 dhe kjo nuk është rritje. Kjo sipas tij është një përcjellje e rritjes së zhvillimit ekonomik.
Sa i përket ultimatumit të SBASHK-ut, Shatri ka thënë se një kërkesë e tillë nuk i përgjigjet gjendjes ekonomike në Kosovë.
“Ne jemi shtet me organizim demokratik, janë të lejuara sindikatat, veprimtaria e sindikatave me ligj është e lejuar, marrëdhënia e punës është e rregulluar po ashtu me kontrata. Një kërkesë ultimative e kësaj natyre mendoj që nuk i përgjigjet gjendjes ekonomike dhe situatës në Kosovë. Unë nuk po them që nuk kanë nevojë ata njerëz me i pas pagat më të mëdha, por në qoftë se krahasohen pagat me vendet e regjionit mendoj që nuk qëndrojnë keq, nuk po hi me i krahasua tash ku është, por nuk qëndrojnë keq. Nevoja sigurisht është për më shumë të ardhura”, theksoi Shatri.
Ditë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ishte takuar me një delegacion të BSPK-së përfshirë edhe kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ku sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e kryeministrit thuhej se ai iu kishte premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdesin maksimal, konform kapaciteteve buxhetore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit