Jared Leto dhe Thet Thinn u fotografuan në Gjermani gjatë fundjavës, duke nxitur edhe më shumë thashethemet.

Në fotot e publikuara nga Page Six, këngëtari i "Thirty Seconds to Mars", 51-vjeç dhe modelja 27-vjeçe, shihen në të njëjtin hotel të dielën.


Leto kishte veshur një bluzë me stampime grafike, xhinse të ngushta, atlete të zeza dhe një kapelë rozë.

Screenshot 3 11 Foto: Splash News

Ndërkohë, Thinn zgjodhi një fustan të bardhë të shkurtër për daljen, çizme kauboje, teksa pamjen e plotësoi me një çantë me nuanca argjendi.

Dyshja mbërritën në hotel me një furgon të zi, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se ata nuk u kthyen në vend deri vonë atë mbrëmje.

Screenshot 4 7 Foto: Splash News

Ata u raportuan për një lidhje të mundshme dashurie në prill të vitit 2023.

Thinn, e cila njihet me emrin Beauty, u shfaq gjithashtu në videoklipin e këngës së re të Thirty Seconds to Mars, "Stuck".

Është e paqartë nëse dyshja e njihnin njëri-tjetrin para se ajo të përfshihej në video. /Telegrafi/

Screenshot 5 8 Foto: The Image Direct