LAJMI I FUNDIT:

Japonia fiton zemrat e tifozëve në Botëror, largohen nga Rusia duke lënë zhveshtoren e pastër dhe një mesazh falënderues në gjuhën ruse

Japonia fiton zemrat e tifozëve në Botëror, largohen nga Rusia duke lënë zhveshtoren e pastër dhe një mesazh falënderues në gjuhën ruse

Përfaqësuesja e Japonisë mund të jetë eliminuar nga Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’, por ajo ka fituar zemrat e gjithë tifozëve të futbollit në botë.

Ata ishin bërë temë në media dhe rrjetet sociale pasi tifozët e tyre pas çdo ndeshje pastronin stadiumin nga mbeturinat pastaj largoheshin.

Por, ky nuk është i vetmi gjest i bukur nga japonezët.


Tifozët japonez duke mbledhur mbeturinat në Rostov Arena pas humbjes dramatike nga Belgjika (Foto: Getty Images)

Pas humbjes 3-2 nga Përfaqësuesja e Belgjikës, ishte stafi teknik dhe lojtarët që morën shembull nga tifozët.

Duke lënë anash dëshpërimin e madh, ata pastruan zhveshtorën dhe në një letër kanë shkruar “faleminderit“.

https://www.instagram.com/p/Bkwyc4sBjdw/

Normalisht ky gjest u përshëndet nga të gjithë, por me shpresën që gjëra të tilla do shikojmë edhe nga përfaqësueset tjera.

Vlen të theksohet se ndaj Belgjikës ata ishin duke fituar fillimisht me rezultat 0-2, por në fund me golin Nacer Chadlit në minutën e 94 humbën me rezultat 3-2 dhe kështu u eliminuan. /Telegrafi/

Edhe pse humbja nga Belgjika ishte e dhimbshme, lojtarët nuk harruan të falënderojnë tifozët për përkrahjen (Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Goditet rëndë Real Madridi: Lëndohet Rudiger - raportohet se ka përfunduar sezoni për të

Goditet rëndë Real Madridi: Lëndohet Rudiger - raportohet se ka përfunduar sezoni për të

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Reali dhe Barcelona shkojnë për Enzon, ofrojnë lojtarë te Chelsea

Reali dhe Barcelona shkojnë për Enzon, ofrojnë lojtarë te Chelsea

La Liga
Kalo në kategori