Japonia goditet nga një tërmet prej 6.2 ballësh

Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallë Rihter trondit prefekturën Chiba në Japoninë lindore.
Siç njofton agjencia meteorologjike e vendit, tërmeti ka ndodhur rreth orës 4:47 sipas kohës lokale në bregdet, përcjell Telegrafi.
Epiqendra e saj ishte në një thellësi prej 30 kilometrash dhe është ndjerë edhe në qytetet fqinje.

Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë pjesët qendrore dhe verilindore të vendit.
Pas tërmetit nuk është lëshuar alarm për cunami. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































