Jannik Sinner fiton 7 milionë dollarë në Arabinë Saudite dhe mori “raketën e artë” në vlerë mijëra euro

Jannik Sinner po e mbyll vitin 2025 me një tjetër sukses spektakolar, këtë herë në turneun luksoz “Six Kings Slam” në Riad të Arabisë Saudite, ku mposhti rivalin e tij Carlos Alcaraz në finalen me rezultat 2-6, 4-6.
Fitorja nuk i solli vetëm një çek të majmë, por edhe një raketë të artë me vlerë 250 mijë euro, e punuar tërësisht nga ari i pastër – një dhuratë simbolike që një vit më parë i ishte dhënë Rafael Nadalit. Çmimin ia dorëzoi Turki Al Sheikh, ministri i argëtimit në Arabinë Saudite dhe ish-pronar i klubit Almeria.
Në total, Sinner ka përfituar 7.5 milionë dollarë nga ky turne – 1.5 milionë për pjesëmarrje dhe plot 6 milionë për triumfin final. Duke përfshirë edhe fitimet e tjera të sezonit në garat e ATP-së, ku kishte grumbulluar mbi 12 milionë dollarë, italiani arrin tashmë shifrën marramendëse prej 20 milionë dollarësh vetëm për vitin 2025.
Jannik Sinner is given a golden racquet for winning the Six Kings Slam.
King in Riyadh for the 2nd time.
That’s quite a trophy. 🦊👑
pic.twitter.com/tTTYA2tEyN
— The Tennis Letter (@TheTennisLetter) October 18, 2025
Kështu, 24-vjeçari italian e kalon Alcarazin edhe në aspektin financiar. Spanjolli, i cili fitoi 1.5 milionë për pjesëmarrjen dhe humbi 6 milionëshin e kampionit, mbetet me 16 milionë dollarë fitime për këtë vit.
Ky turne, megjithëse nuk është pjesë e kalendarit zyrtar të ATP-së, konsiderohet si ngjarja me shpërblimin më të madh në historinë e tenisit, dhe tashmë për të dytin vit radhazi e ka fituar Sinnerin, që dominoi në fushat e Arabisë Saudite.
Carlos Alcaraz, që në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nuk mundi t’ia ndante sytë “raketës së artë”, e pranoi me humor në një intervistë për MARCA: “Do të doja ta kisha edhe unë një ditë atë raketë”.

Me këtë sukses, Sinner ngjitet në krye të listës së fitimeve për vitin 2025, duke forcuar rivalitetin e madh që tashmë po shtrihet edhe jashtë fushës. Në karrierë, italiani ka arritur tashmë mbi 49 milionë dollarë, ndërsa Alcaraz mban 53.9 milionë dollarë që nga debutimi i tij profesional në vitin 2020. /Telegrafi/
































