LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Nxënësit e shkollës “Mosha Pijade” në Tetovë gjysmëvjetorin e dytë do ta vazhdojnë me prezencë fizike

Janevska: Nxënësit e shkollës “Mosha Pijade” në Tetovë gjysmëvjetorin e dytë do ta vazhdojnë me prezencë fizike

Ministrја е Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, sot vizitoi Qendrën Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Mosha Pijade” në Tetovë, ku informoi se në gjysmëvjetorin e dytë nxënësit mësimin do ta vazhdojnë me prezencë fizike.

Shkolla u mbyll plotësisht për shkak të punimeve të mëdha për rikonstrukcion të plotë që filluan në muajin qershor këtë vit.

“Gjysmëvjetorin e dytë në këtë vit shkollor fëmijët do ta vazhdojnë në klasë. Është veçanërisht i rëndësishëm për ta, sepse kanë zgjedhur arsimin e mesëm profesional, i cili kërkon më shumë praktikë, trajnim dhe punë në makineri dhe thjesht duhet të jenë të pranishëm në shkollë, por edhe në kompanitë me të cilat shkolla bashkëpunon në kuadër të arsimit dual ndërsa ku gjithashtu zhvillohet pjesa e mësimit praktik”, theksoi Janevska.


Rikonstruimi  i Qendrës Rajonale për Arsim të Mesëm Profesional „Mosha Piade” në Tetovë përfshin katër objekte. Në  ndërtesën më të madhe të rikonstruktuar, rreth 400 nxënës të vitit të parë, të tretë dhe të katërt do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë me prezencë fizike. Në vitet në vijim është planifikuar që numri i nxënësve të rritet dhe të jetë mbi 1200.

Nxënësve dhe mësimdhënësve ministrja ju dëshiroi vazhdim të suksesshëm të vitit shkollor dhe informoi se rikonstruksioni i plotë do të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm kalendarik. Për renovimin e shkollës është paraparë të investohen rreth 240 milionë denarë, mjete të siguruara nga Bashkimi Evropian.

Janevska potencoi se kjo është një nga pesë qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim të themeluara deri më tani në vend, të cilat kanë rolin e sigurimit të kuadrove për nevojat e komunitetit të biznesit, zhvillimin dhe promovimin e arsimit profesional. Gjithashtu ministrja u shpreh se për dy shkolla të tjera tashmë janë marrë vendime për transformimin e tyre në institucione të tilla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori