LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Nuk do të ketë mungesë të teksteve shkollore, kemi bërë rregullore të reja

Janevska: Nuk do të ketë mungesë të teksteve shkollore, kemi bërë rregullore të reja

Ka shumë fronte në të cilat vazhdojmë të punojmë njëkohësisht. Gjashtë muajt e fundit dëshmuan se është e mundur të arrihet dhe të kompensohet një pjesë e asaj që ka humbur. Vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm në muajt në vijim dhe jo vetëm për të kompensuar atë që ka munguar, por edhe për të kapur hapin drejt një pune normale që do të kontribuojë në cilësinë më të mirë në të gjitha nivelet e arsimit në vend”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Në deklaratën për mediat pas takimit me përfaqësues të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, ministrja tha se shpalljet për tekstet shkollore do të publikohen në vazhdimësi, pra nuk do të ketë mungesë të teksteve, duke rikujtuar se në fund të vitit u miratua Ligji për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Rregulloret e reja tashmë janë bërë, vetëm duhet të nënshkruhen dhe publikohen. Është bërë analizë e teksteve shkollore për të cilat të drejtat e autorit janë sipas ligjit të vjetër dhe atyre që duhet të kenë të drejtën e autorit sipas ligjit të ri”, ka thënë Janevska.


Ajo bëri të ditur se në fund të këtij muaji, MASH-i do të publikojë shpalljen për tekstet e gjuhëve të huaja që kanë munguar në fillim të këtij viti shkollor dhe, siç tha, “për të gjitha tekstet e tjera që u nevojiten nxënësve”.

Planet për vitin 2025 përfshijnë vazhdimin e futjes së vazhdueshme dhe graduale të mësimdhënies në një turne dhe gjithëditore dhe optimizimin e rrjetit të shkollave.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori