Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i qortoi lojtarët e tij që gati sa nuk e lanë t’iu humbiste nga duart fitorja kundër Fulhamit (5-4) në kuadër të Ligës Premier.

Gjatë ndeshjes, City po fitonte me rezultat të thellë 5-1, por i lejoi ekipin vendas ta zvogëlonin diferencën në minimum dhe të rrezikonte fitoren.


Ky lëshim e ka nervozuar Guardiolën, i cili ka thënë pas ndeshjes se lojtarët e tij nuk po e respektojnë pasi është shumë i vjetër.

“Sigurisht, isha i shqetësuar. Por kjo do të na ndihmojë në ndeshjet e ardhshme. Çdo ndeshje është një ekip i ri për disa lojtarë. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Jam shumë i vjetër dhe lojtarët nuk më respektojnë! Ata nuk duhet ta trajtojnë trajnerin e tyre në atë mënyrë".

“Kjo ndodh vetëm në këtë ligë. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Dëgjoni, pati momente vërtet pozitive në lojën tonë. Në fund të fundit, ishte çështje karakteri dhe qëndrueshmërie”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

telegrafi sport app