LAJMI I FUNDIT:

“Jam përshtatur me ekipin, mund të luaj ashtu siç dua” – Mbappe hap zemrën pasi po shkëlqen me Real Madridin

“Jam përshtatur me ekipin, mund të luaj ashtu siç dua” – Mbappe hap zemrën pasi po shkëlqen me Real Madridin

Kylian Mbappe ka shprehur kënaqësinë e tij për fitoren 4-1 të Real Madridit ndaj Las Palmas, duke përmendur përshtatjen e tij në rritje me ekipin si një faktor kyç në paraqitjen e tij mbresëlënëse.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në fitore, gjë që e ktheu Real Madridin në krye të tabelës së La Ligës.

“Jam shumë i lumtur sepse tani jam përshtatur me ekipin. Mund të luaj ashtu siç dua, me shokët e skuadrës dhe me personalitet”, ka thënë Mbappe në një intervistë pas ndeshjes.


Image

Mbappe gjithashtu pranoi presionin për të performuar në Real Madrid, veçanërisht pas humbjes zhgënjyese të skuadrës në Superkupën.

“Pas Superkupës, njerëzit nuk ishin të lumtur dhe kjo është normale, kur luan për Real Madridin duhet të fitosh çdo ndeshje”, deklaroi ai.

Top 12 kontratat më të mëdha në histori të futbollit
Lexo po ashtu Top 12 kontratat më të mëdha në histori të futbollit

Megjithatë, Mbappe ishte i kënaqur me përgjigjen e skuadrës ndaj golit të hershëm ndaj Las Palmas, të cilët kaluan në epërsi pas vetëm 26 sekondash.

“Ishte një lojë e rëndësishme për ne, ne e dimë se çfarë ndodhi dje me Atleticon dhe Barcelonën, ne donim të fitonim dhe fituam. Është e vështirë të pranosh një gol të hershëm, por reagimi i ekipit ishte i mirë”, nënvizoi ai.

Image

Me Real Madridin që tani është kthyer në krye të La Ligas, Mbappe ka besim se skuadra mund të ruajë momentin e tyre.

“Ne luajtëm në sulm, kërkuam hapësira, shënuam shumë gola dhe mendoj se të gjithë tifozët e Real Madridit e shijuan lojën sepse ne jemi lider”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori