Edi ka folur sërish për raportin e tij me Dolcen, duke treguar se ka vënë re një largim nga ana e saj.

Ai ia ka përmendur këtë edhe Londrimit, duke thënë se i dukej se Dolce është distancuar.


Më pas, gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë me Sasën dhe Kushtrimin, Edi u shpreh: “Nuk jam tip që e teproj edhe kjo vërehet që është tip që s’ka qejf”.

BBVK/Instagram

Nga ana tjetër, Sara tha se ndoshta edhe Dolce e ka kuptuar se Edi “vdes” pas saj.

Edi theksoi se është mërzitur për të, duke shtuar: “Ajo erdhi, në rregull shumë mirë që erdhi, e kam përqafuar dhe e kam ditur që është kthyer në shtëpi dhe u krye filmi, por syri është për të parë, vërehet që është distancuar, është ftohur diçka, nuk e di çka, bash më intereson cila është arsyeja”. /Telegrafi/