Dhurata Dora ka lansuar këngën e re, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

"Jake jake" titullohet kënga, me të cilën këngëtarja i ka qëndruar besnik stilit të saj muzikor.


Për realizmin e kësaj këngë është kujdesur Cekic Beatz  dhe produksioni Volt Media.

DhurataDora1 (Foto: YouTube/MaxProductionAL)

Ndërsa teksti është shkruar nga Gent Fatali së bashku me Dhuratën.

Ana vizuale është realizuar nga Max Production.

"Kesh kesh" është një prej projekteve më të fundit të Dhuratës që u lansua në dhjetor të vitit 2017.

Kënga u pëlqye shumë nga fansat e këngëtares dhe videoklipi është shikuar afro 30 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/