LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga kryeson misionin vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Jordani

Jahjaga kryeson misionin vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Jordani

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Aman to Jordanisë, ku do ta kryesojë një mision vëzhgues në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të martën më 20 shtator.

Sipas njoftimit nga zyra e ish -Presidentes, misioni vëzhgues, i cili është krijuar nën organizimin e përbashkët të Institutit Kombëtar Demokratik (National Democratic Council – NDI) dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (International Republic Institute – IRI), do të mbikëqyr nga afër ecurinë e zgjedhjeve për parlamentin 130 ulësesh të Mbretërisë Hashemite.

Anëtarë të tjerë që do të bashkë-kryesojnë misionin me presidenten Jahjaga janë ish-senatori i Neë Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Sununu, menaxheri gjeneral i Qendrës Ndërkombëtare kundër Rrëmbimit të Fëmijëve të bazuar në Holandë, Coşkun Çörüz, dhe njëra prej presidenteve të partisë belge Ecolo, Zakia Khattabi, transmeton Telegrafi.


Në përbërje të misionit vëzhgues janë gjithsej 45 delegatë ndërkombëtarë- politikanë, zyrtarë qeveritarë, gazetarë, analistë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile- nga 16 vende të ndryshme të botës.

Zgjedhjet parlamentare në Jordani po mbahen në kohën kur vendi po përpiqet të vë në jetë reformat zgjedhore duke organizuar zgjedhjet bazuar në një ligj të ri.

Zgjedhjet pritet të mbahen në 23 distrikte të vendit.

Në zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Jordani do të garojnë 230 lista me 1,292 kandidatë duke përfshirë 259 gra.

Sipas listës finale zgjedhore të publikuar nga Komisioni Zgjedhor i Jordanisë, të drejtë vote kanë 4,139,730 qytetarë të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori