Vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin në Rusi dhe takimi i tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “është në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për integrim në BE”, tha të enjten zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.
Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Stano parashtroi pyetjen se “në emër të kujt flet Vulini” pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE.
“Nuk e dimë se në emër të kujt flet Vulini, sepse presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka përsëritur qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, nuk mund të vazhdojnë apo forcohen raportet me Rusinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra, presim nga Serbia që të përmbahet nga forcimi i raporteve me Rusinë. Dhe, presim nga të gjithë anëtarët e Qeverisë së Serbisë që ta ndjekin qëllimin e integrimit në BE“, theksoi Stano.
Ai shprehu shqetësim për sjelljen e Vulinit, i cili vazhdon të ketë vizita të shpeshta në Rusi.
“Me shqetësim vërejmë këto veprime të Vulinit sepse nuk është hera e parë që ai viziton Rusinë. Kjo shkon në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për t’u integruar në BE”.
Ndërkaq, të pyetur nëse sjellja e tillë e Serbisë do të ketë pasoja për pagesat nga ana e BE-së nga plani i rritjes ekonomike për Ballkanin, nga Komisioni Evropian kanë qenë më pak të qartë.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim, Ana Pisonero, tha se përparimi në përshtatjen e vendeve të rajonit me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe masat restriktive, duhet të jetë qëllim i agjendave të reformave të këtyre vendeve që janë kusht për pagesat nga plani i rritjes.
“Komisioni po i analizon agjendat e reformave që i kanë dërguar vendet e rajonit. Para pagesave do të konsultohemi edhe me vendet anëtare. Janë disa kushte, të përgjithshme, specifike dhe kushtet për pagesa. Në agjendën e reformave duhet të përfshihen edhe hapat se si do të përparojnë edhe në përshtatjen me politikën e jashtme“, tha ajo.
Gjatë takimit me presidentin e Rusisë, zëvendëskryeministri i Serbisë, Vulin, tha se Serbia asnjëherë nuk do t’i mbështesë masat e BE-së kundër Rusisë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e luftës me Moskën

Rëndësia e Krimesë për Ukrainën dhe Rusinë

Amerika do t'i ofrojë Arabisë Saudite një paketë armësh me vlerë mbi 100 miliardë dollarë

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Kujt ia la pasurinë Papa Françesku?

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit