Izraeli sulmon dy aeroporte siriane - aeroplani i ministrit iranian detyrohet të mos aterrojë në Damask

Ushtria izraelite ka sulmuar me raketa aeroportin e Damaskut dhe Aleppos, raporton televizioni shtetëror sirian.
Kanali i medias lokale, Sham FM tha se mbrojtja ajrore siriane do t’i kundërpërgjigjet sulmeve izraelite.
Në rrjetet sociale janë publikuar videot e para të pas sulmit, ku shihet një tym i madh në aeroport, raporton skynews.
Pistat u dëmtuan gjatë sulmit, por nuk është bërë e ditur nëse kishte viktima.
Këto janë sulmet e para izraelite në Siri që nga infiltrimi vdekjeprurës i Hamasit në jug të Izraelit.
Ndryshe, aeroplani me të cilin po udhëtonte Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, i cili do të aterronte në aeroportin e Damaskut, tani ka ndryshuar itinerarin dhe ka marrë rrugën drejt vendlindjes së tij, Teheranit. /Telegrafi/

















































