Zyrtarët e Izraelit kanë njoftuar se kanë shkatërruar tunelin me të gjatë dhe më të thellë, që ndonjëherë e kanë ndërtuar pjesëtarët e Hamasit.

Tuneli që sipas zyrtarëve të izraelit kushton "miliona dollarë" për ndërtim, shtrihej nën Rripin e Gazës dhe ishte i gjatë "disa kilometra", deri në thellësi të territorit të Izraelit, transmeton Telegrafi.


2 92

Zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se tuneli i Hamasit ishte i lidhur me disa tunele tjera brenda Gazës, ndërkaq Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman, ka deklaruar se bëhej fjalë për tunelin më të gjatë dhe të thellë që ndonjëherë është zbuluar nga izraelitët në Gazë.

3 75

"Bëhet fjalë për një tunel që kushton miliona dollarë për t'u ndërtuar", ka shtuar Lieberman. /Telegrafi/