Izrael ka hequr ministrin e jashtëm të Iran nga lista e objektivave për eliminim, pas ndërhyrjes së Pakistan.

Abbas Araqchi dhe kryetari i parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, ishin pjesë e listës së ekzekutimit deri sa Pakistan i kërkoi Uashingtonit që të mos ndërmerrte veprime ndaj tyre. Në përgjigje, SHBA-ja i kërkoi Izraelit të tërhiqej nga plani, sipas një zyrtari pakistanez që foli për Reuters.


Që nga fillimi i konfliktit dhe pas vrasjes së disa zyrtarëve të lartë iranianë, Araqchi ka fituar një profil gjithnjë e më të rëndësishëm në politikën e Iranit, shkruan skynews.

Zyrtari pakistanez tha se “izraelitët kishin koordinatat dhe donin t’i eliminojnë. Ne i thamë SHBA-së se nëse ata do të vriteshin gjithashtu, nuk do të kishte më askënd për t’u biseduar. Prandaj, SHBA-ja kërkoi nga Izraeli të tërhiqej”.

Donald Trump ka deklaruar se SHBA po negocion me Iranin për një armëpushim, një pretendim që Irani e mohon.

Raportohet se të dy vendet kanë publikuar propozime të veçanta për armëpushim, duke sinjalizuar një përpjekje për zbutjen e tensioneve në rajon. /Telegrafi/