LAJMI I FUNDIT:

Ivanka Trump shkëlqeu me fustanin e së ëmës, 28 vite pasi ajo e veshi për herë të parë

Ivanka Trump shkëlqeu me fustanin e së ëmës, 28 vite pasi ajo e veshi për herë të parë

Javën e kaluar Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner ishin të pranishëm në Romë në dasmën e stilistes së famshme Misha Nonoo

Të pranishëm në dasmë ishin edhe shumë personazhe të tjerë të njohur, mes tyre edhe Meghan Markle dhe Princi Harry.

Por le të kthehemi tek Ivanka, e cila shkëlqeu me veshjet e saj. Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara dallon gjithmonë për finesën dhe stilin e veçantë.


Në ceremoninë e stilistes ajo u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë pjeshke me një rrip të artë në mes. Fustani kishte edhe një mantel që lidhej te qafa dhe që ia shtonte madhështinë pamjes.

Por ajo që na shpëtoi ishte fustani i dytë i dasmës, të cilin ajo e kishte veshur gjatë festës. Ivanka veshi një fustan ‘vintage’ Bob Mackie, të cilin e mori borxh nga dollapi i së ëmës.

Nëna e Ivanka-s, Ivana, e veshi këtë fustan në vitin 1991 dhe e bija ia ka marrë borxh dy herë deri më tani. Herën e parë ajo e veshi në vitin 2014, në dasmën e stilistit Joseph Altuzarra.

Tani kontrolloni në gardërobën e vjetër të nënës suaj, sepse mund të gjeni gjëra që as që e kishit menduar. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Mjaft më me flokë të valëzuar! Këto janë pesë modelet e flokëve që po dominojnë në vjeshtë

Mjaft më me flokë të valëzuar! Këto janë pesë modelet e flokëve që po dominojnë në vjeshtë

Femra
Gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepsioni

Gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepsioni

Për nënat
Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump

Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump

Higjiena intime: Pesë këshilla të rëndësishme për përdorimin e pecetave ditore

Higjiena intime: Pesë këshilla të rëndësishme për përdorimin e pecetave ditore

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Metodë e re: Femrat të cilat kanë hyrë herët në menopauzë mund të mbeten shtatzënë

Metodë e re: Femrat të cilat kanë hyrë herët në menopauzë mund të mbeten shtatzënë

Dua bebe
Vaji i kokosit nuk duhet përdorur në të gjithë trupin: Mjekët kanë dhënë udhëzime të qarta

Vaji i kokosit nuk duhet përdorur në të gjithë trupin: Mjekët kanë dhënë udhëzime të qarta

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori