LAJMI I FUNDIT:

Ivan Koljevic, MVP i xhiros së 22-të në Superligën e basketbollit

Ivan Koljevic, MVP i xhiros së 22-të në Superligën e basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e 22-të në elitën e basketbollit të Kosovës ka dhuruar ndeshje mjaft interesante dhe dramatike.

Basketbollisti më i mirë i kësaj xhiro është Ivan Koljevic i Rahovecit. Ai ndaj ish-skuadrës së tij, Prizrenit 16, ishte i motivuar, duke e mbyllur ndeshjen me 24 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime, ndërsa Vreshtarët shënuan fitore shumë të rëndësishme 95-85. Ndihmë të madhe ka dhënë edhe qendra në top-formë, Fisnik Rugova, me 19 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Derbin e xhiros e ka fituar Trepça, që mundi Golden Eagle Yllin me shifrat 63-67. Te mitrovicasit u dallua Rodney Purvis me 19 pikë, dy kërcime e dy asistime. Përforcimi i fundit i ‘Xehetarëve’, sidomos në momentet vendimtare ishte jetik për skuadrën mysafire, që shënoi fitore shumë të vlefshme.


Peja mundi Bashkimin në udhëtim 61:76, në derbin e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Te pejanët më i miri në parket ishte Courtney Fells me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndërkohë, fitore të pritur regjistroi Sigal Prishtina, duke mundur Dritën me 100 pikë dallim, 145-45. Te kryeqytetasit u dallua Meriton Ismaili me 36 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.


Top 5

Ivan Koljevic 24 pikë, 5 kërcime, 3 asistime

Fisnik Rugova 19 pikë, 7 kërcime, 7 asistime

Rodney Purvis 19 pikë, 2 kërcime, 2 asistime

Courtney Fells 16 pikë, 6 kërcime, 6 asistime

Meriton Ismaili 36 pikë, 5 kërcime, 5 asistime


(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori