Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë, në qytetin e Gjakovës.

Sipas raportimeve, të dy viktimat ndodheshin në një veturë kur janë qëlluar, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.


Nga të shtënat është dëmtuar vetura, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me 17 fishekë.

Pas hetimeve dhe intervistimit, prokurori i rastit ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./Telegrafi/