Italia pa Verrattin në ndeshjen kthyese ndaj Suedisë

135:"during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Sweden and Italy at Friends arena on November 10, 2017 in Solna, . 13:"Claudio Villa
Marco Verratti është i suspenduar për ndeshjen kthyese ndaj Suedisë e vlefshme për Kupën e Botës.
Ndeshja kthyese zhvillohet të hënën në mbrëmje në San Siro, ndërsa sot Azurrët humbën me rezultat 1-0.
Mesfushori i Paris Saint-Germain mori kartonë të verdhë në minutën e 28-të në ndeshjen e zhvilluar në ‘Friends Arena’.
Verratti ishte vetëm njëri nga shumë lojtarë italianë që rrezikonte suspendimin.

Giorgio Chiellini, Ciro Immobile dhe Marco Parolo, po ashtu rrezikonin ndeshjen kthyese, por e mbyllën pa karton.
Italian kualifikimin duhet ta kërkojë në San Siro me përkrahjen e mbi 80 mijë tifozëve.
Trajneri Ventura mund ta ftojë ndonjë lojtar tjetër që ta zëvendësojë mesfushorin Verratti. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































