Istogu ka vazhduar me përforcime pas startit në elitën e basketbollit kosovar.

Skuadra istogase në fundjavë mori fitoren e parë në kampionat, derisa tani kanë bërë një tjetër goditje duke afruar një basketbollist shumë cilësorë.


Amerikani Ty Prince është përforcimi më i ri i Istogut mëson Telegrafi.

24-vjeçari luan në pozitat, dy, tre dhe katër dhe ka një mesatare prej 17,7 pikëve për ndeshje.

Prince pritet të jetë një ndihmesë e madhe e Istogut për pjesën e mbetur të sezonit në elitën e basketbollit kosovar.

Amerikani pritet që gjatë orëve të ardhshme të prezantohet te skuadra istogase. /Telegrafi/

telegrafi sport app