LAJMI I FUNDIT:
Peja 10° clearsky_day

Istogu përfiton nga MAPL – së shpejti fillon ndërtimi i shtratit të lumit

Istogu përfiton nga MAPL – së shpejti fillon ndërtimi i shtratit të lumit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka nënshkruar marrëveshjet për financimin e projekteve kapitale me kryetarët e 12 komunave përfituese, mes të cilave është edhe Komuna e Istogut.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje rreth këtij projekti duke veçuar ndërtimin e shtratit të lumit të Istogut, përcjell Telegrafi.

Tutje, Ferati përmend edhe kullimin e tokave bujqësore, ndërtimin e kolektorëve për ujërat e zeza dhe krijimin e një rruge rekreative përgjatë lumit./Telegrafi/