Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke folur për vdekjet e dyshimta në QKUK, ka thënë se hetimet preliminare tregojnë se vdekjet nuk janë nga faktori njëri, por nga një gaz i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjet.
Ismaili ka thënë se tashmë është identifikuar kompania që ka furnizuar QKUK-në më këtë gaz, dhe ajo po hetohet, pasi që ajo ka prodhuar këtë lloj gazi edhe pse nuk ka licencë për një gjë të tillë.
“QKUK natyrisht se ka filluar hulumtimet e veta. Ndërsa ne si Ministri i Shëndetësisë kemi krijuar grupe të inspektorëve që udhëhiqen nga grupet e instituteve për të ndjekur pistat e dyshimit . Deri më tani s’kemi përfundime zyrtare, por kemi reagime të madh të të gjithë akterëve. Kemi disa dyshime, por vetëm në suaza të dyshimit, ku dyshohet se ka qenë një gazë i veçantë i cili është përdorur në disa raste, jo në oksigjen, që ka mundur të sjell komplikime, por që është përdorur në disa salla të operacionit. Por në të gjitha rastet nuk ka pasur komplikime, por komplikimet kanë ndodhur në dy raste që kanë ndodhur edhe vdekjet . Pista kryesore e dyshimit pra është ai gaz. Kemi progres gjatë ditës së sotme, ku inspektorët tanë na kanë sjellë një raport preliminar, ku thuhet se kemi të bëjmë me një kompani që nuk është e licencuar për këtë punë, e cila është e licencuar vetëm për importimin e gazit, por që e kanë bërë edhe prodhimin e gazit”, ka thënë ministri Ismaili në RTK .
Ministri Ismaili ja thënë se do të merr vendime të drejta jo të ngutshme.
“Nuk do të bëj vendime pa fakte. Kur t’i kem faktet do të marr vendime pa kurrfarë dyshimi. Natën që vizituam QKUK-në ne kishim një informatë që ka ndodh diçka por vizita ishte e kryeministrit, nesër në mëngjes i kam thirrur të gjitha akterët për t’u marr me këtë çështje. Në spital njerëzit kërkojnë shërim, por edhe ndërrojnë jetë. Deri më tani raportet që i kemi gabim të stafit të QKUK-së nuk ka pas”, ka thënë Ismaili gjatë emisionit në RTK.
Ismaili tha se do të bëjë çmos që sistemi shëndetësor të këndellet pasi që është sektor shumë I ndjeshëm dhe me shumë probleme.
Ai tha se e kanë vullnetin që ta gjejnë ilaçin për shëndetësinë, dhe se tash po punohet që të mos ketë komplikime të panevojshme dhe gjerat të thjeshtësohen dhe se qytetaret të marrin shërbime shëndetësore. Ministri premtoi që në mandatin e tij do të jetësohen edhe sigurimet shëndetësore, por kjo sipas tij kërkon kohë sepse ligji është në amendamentim dhe gjërat duhet të analizohen deri në detajin e fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë