LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Testimet masive janë urgjente, Qeveria duhet të veprojë menjëherë

Ismaili: Testimet masive janë urgjente, Qeveria duhet të veprojë menjëherë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë sot se tashmë kur numri i të prekurve nga Coronavirusi në Kosovë po rritet, testimet masive janë urgjente dhe Qeveria duhet të veprojë menjëherë.

Ismaili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk kuk ka më kohë të humbet, nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë betejë me sa më pak dëme.


Ai shkruan se konferencat për media, sado që mund ta qetësojnë publikun, nuk e ndalin virusin.

Lexoni të plotë postimin e Ismailit në Facebook:

“Është bërë një muaj prej kur PDK ka kërkuar testime agresive, për ta ndalur sa më shpejtë zinxhirin e infektimeve me Covid-19. E kemi përsëritur, pastaj, disa herë këtë nevojë. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur.

Qeveria Kurti u tregua e shurdhër edhe ndaj rekomandimeve të OBSH-së për sa më shumë testime, sepse virusi nuk mund të luftohet – kur nuk e di se ku ndodhet ai.

Të gjithë liderët e suksesshëm, që po menaxhojnë vendet e tyre në këtë kohë pandemie, janë të fokusuar në hapat që minimizojnë dëmet në popullatë dhe në shtet. Kanë plan kundër pandemisë dhe plan për ekonominë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk e kanë as njërën dhe as tjetrën.

Albin Kurti dhe Qeveria tij janë spektatorë dhe pandemia është betejë e qytetarëve dhe e mjekëve. Për Kurtin, mjafton të na porosisë që të mbyllemi në shtëpi dhe t’i lajmë duart, se do të kalojë.

Kosova ka numrin më të ulët të testimeve për kokë banori në rajon dhe është shumë larg modeleve të suksesshme të luftës kundër Covid-19.

Ku mbeten 7000 testet që erdhën në Kosovë? Ku mbeten testet nga Turqia? Dhe, më e rëndësishmja, kur do të mbërrijmë në 1000 teste në ditë?

Testimet janë politikë ekskluzive e Qeverisë. Janë përgjegjësi direkte e Kryeministrit Kurti dhe Ministrit Vitia. Nuk mund ta organizojë askush tjetër këtë. Nuk është punë e mjekëve, por është çështje që kërkon lidership politik – e që kjo Qeveri shihet qartazi se nuk e ka.

Konferencat për media, sado që mund ta qetësojnë publikun, nuk e ndalin virusin.

Tashmë kur numri i të prekurve nga Coronavirusi në Kosovë po rritet, testimet masive janë urgjente dhe Qeveria duhet të veprojë menjëherë. Nuk ka më kohë të humbet, nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë betejë me sa më pak dëme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori