“Epidemia” botërore e duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, prej tyre 900 mijë janë jo konsumues, por të ekspozuar ndaj tij. Pothuajse 80%, më shumë se 1 miliardë e duhanpirësve në mbarë botën jetojnë në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
Për të shënuar 31 majin, Ditën Botërore pa Duhan është mbajtur konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kjo është bërë për ta ngritur çështjen e shëndetit dhe rreziqet që lidhen me përdorimin e duhanit si dhe evokimin e politikave që reduktojnë përdorimin e tij.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë tha se qëllimi kryesor është ndërgjegjësimi lidhur me rreziqet nga duhani.
“31 maji, Dita Botërore e luftës kundër duhanit, është pra qëllimi të arrihet ndërgjegjësimi lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, dhe të bëhet avokimi për ndërmarrjen e politikave efektive me qëllim të uljes së konsumit të tij, duke inkurajuar edukimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit. Tema e këtij viti ‘Duhani thyen zemrat, zgjedh shëndetin dhe jo duhanin’, flet vet dhe ka simbolikën e vet dhe duke pas parasysh se përmirësimi i gjendjes shëndetësore të gjithë qytetarëve, në veçanti grupeve vulnerabile të nënave dhe fëmijëve dhe reformimi i gjitha shërbimeve shëndetësore në tërë Kosovën, është dhe mbetet njëri prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Ramadani.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili Ismaili e ka pranuar se shpeshherë shkelësit e ligjit për duhanin janë vetë përfaqësuesit e institucioneve.
Ai ka thënë se shpesh herë organet mbikëqyrëse për zbatimin e ligjit kanë treguar mangësi në rezultate.
“Pas riaktivizimit të Këshillit ndërministror për kontroll të duhanit, do të kërkojmë ngritjen e nivelit të monitorimit nga institucionet përgjegjëse , do të bëjmë ridefinimin e përgjegjësive të koordinatorit shtetëror për kontrollin e duhanit, do të kërkojmë raportim të obliguar nga institucionet mbikëqyrëse dhe zbatuese të ligjit te ky koordinator, dhe do të angazhohemi për një fushatë intensive me përfshirje të politikës, meqë siç e keni pa këtë ligj shpesh herë e thyejnë edhe vetë figurat publike dhe përfaqësuesit institucional”, ka thënë Ismaili.
Ministri tutje ka folur edhe për nevojën që ligji të zbatohet pa përjashtime.
“Sot është një ditë e rëndësishme për faktin që e konsiderojmë jo vetëm ne që përdorimi i duhanit është problem global i shëndetit publik, gjithnjë e më shumë njerëz po bëhen të vetëdijshëm për efektet negative të tymosjes së duhanit dhe jo vetëm ata që e përdorin këtë drejtpërdrejt. Ditë më parë e shënuam pesë vjetorin e hyrjes në fuqi të ligjit për kontrollin e duhanit, dhe pesë vjet më pas edhe pse kemi institucione, kafene, restorante, që janë 100 për qind të lira, pra ku nuk pihet duhani, prapë se prapë duhet të angazhohemi që ky ligj të zbatohet në plotni, e jo vetëm vende-vende, apo në mënyrë sporadike”, ka thënë ai.
Doktoresha Ardita Tahirukaj, zyrtare e OBSH-së në Kosovë, tregoi se duhanpirësit kanë 2-4 herë më shumë gjasa që të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
“Sipas raportit të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë përdorimi i duhanit ka rënë ndjeshëm që nga viti 2000, mirëpo reduktimi është i pamjaftueshëm për të përmbushur objektivat e miratuara globalisht për mbrojtjen e njerëzve nga vdekja dhe vuajtjet nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet tjera jo ngjitëse. Për ditën botërore kundër duhanit këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë është bashkuar me federatën botërore të zemrës për të nxjerr në pah lidhjen midis duhanit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, si shkaktarët kryesore të vdekjeve në botë. Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi në duhan pirje pasive janë shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiaskulare, duke kontribuar në rreth 17 për qind të të gjitha vdekjeve kardiovaskulare në nivel global”, u shpreh ajo.
Përfaqësuesi i Qendrës kosovare për avokim, Arben Lila u shpreh se hallka e parë e cila mbron fëmijët nga duhani, nuk është ligji, por është ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia që kemi për zbatimin e ligjit.
“Sot është dita kur vëmendja e botës ndalet për një çast dhe kthen vëmendjen ka ndërgjegjësimi për shkaktarin e 19 mijë vdekjeve në ditë nga duhani dhe duhan pirja pasive. E dimë që 7 milionë vdekje i atribuohen duhanit për një vit në rruzullin tokësor, për çdo vit si pasojë e duhan pirjes pasive gjejnë vdekjen e parakohshme 890 mijë njerëz, d.m.th pa fajin e tyre 890 mijë njerëz janë statistika që tregojnë për vdekje nga duhan pirja pasive”, u shpreh ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët