Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, vlerëson se publikimi i fakteve përmes dokumenteve zyrtare të shtetit serb lidhur me rastin e zhdukjes së një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të shquar politik të Kosovës, profesor Ukshin Hotit, tregon qartë se në aparatin shtetëror serb gjendet jo vetëm origjina e krimeve të kryera në Kosovë, por edhe përpjekja për fshehjen e tyre.
Ismaili përmes një shkrimi në Facebook, thotë se logjika dhe praktika e fshehjes së krimeve të kryera nga shteti serb, të cilat mbajnë peng drejtësinë për viktimat dhe fatin e të pagjeturve, u dëshmua sërish, kësaj radhe në emisionin “Udhëve”, lidhur me rastin e zhdukjes së një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të shquar politik të Kosovës, profesor Ukshin Hotit.
Ai thotë se ky dokumentim tregon qartë se në aparatin shtetëror serb gjendet jo vetëm origjina e krimeve, por edhe përpjekja për fshehjen e tyre.
“Pavarësisht kësaj përpjekjeje sistematike për fshehjen e krimeve, dokumentimi i krimeve në përmasa të gjenocidit të kryera nga ushtria dhe policia serbe është evident dhe i prekshëm pothuajse në çdo cep të Republikës së Kosovës. Qasja e deritashme e komunitetit ndërkombëtar në raport me përgjegjësinë e shtetit serb për t’i vënë para drejtësisë të gjithë akterët e krimeve në përmasa të gjenocidit që ka ushtruar regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit është zhgënjyese”, thekson ai.
Më tej Ismaili ka thënë se ky rast, si dhe mijëra raste të tjera të masakrave, dhunimeve, e vrasjeve të civilëve nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë, të cilat nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, ndërsa janë fshehur me qëllim nga shteti serb, e bën të pashmangshëm krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, një iniciativë kjo që ka kohë që është ndërmarrë nga Kryetari Kadri Veseli dhe nga PDK.
“Ne jemi angazhuar dhe do të angazhohemi për drejtësi të pakompromis për të gjitha viktimat e regjimit serb të Millosheviqit dhe nuk do të heqim dorë nga kërkesa për vënie para përgjegjësisë për secilin individ dhe strukturë ushtarake, policore e paramilitare që kanë dorë në vrasjen, masakrat, dhunimin dhe zhdukjen e civilëve shqiptarë”, shkruan Ismaili, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës