LAJMI I FUNDIT:

Islamabad, arrestohet lideri terrorist Saeed, autor i masakrës me 190 të vdekur

Islamabad, arrestohet lideri terrorist Saeed, autor i masakrës me 190 të vdekur

Sipas informacioneve të inteligjencës indiane, në Pakistan është arrestuar terroristi Hafiz Saeed, lider i grupit islamik Jamaat-ud-dawa, grup i njohur që lufton për pavarësinë e Kashmirit.

Hafiz Saeed është përgjegjës për atentatin e përgjakshëm në Mumbai në vitin 2008 ku humbën jetën 190 persona.


Saeed u arrestua sot nga forcat antiterror teksa ishte duke udhëtuar nga Gujranwala në Lahore, kryeqytet i provincës së Punjab, shkruan Shqiptarja.

Në nëntor të vitit 2008, Mumbai u trondit nga një seri sulmesh terrorist të cilat kulmuan kur forcat e ndërhyrjes së shpejtë indiane ndërmorën një sulm për të liruar pengjet në hotelin Taj.

Në ditën e terrorit mbetën të vdekur mbi 190 vetë dhe 300 të tjerë u plagosën.